LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 22:10

“Irani do vriste Trump”, Karamuço plas ‘bombën’, tregon atentatin: Ja obsesioni i presidentit amerikan

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një emision televiziv tha se Irani ka dashur të vrasë Donad Trump përpara se ai të bëhej president, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kreu të gardës revolucionare iraniane.

Sipas Karamuços ky është një obsesion personal politik i Trump në raport me Iranin.

“Një agjent i ngarkuar i gardës revolucionare islamike të Iranit u arrestua në akuzën e një atentati të organizuar ndaj Trump dhe është rrëfyer se ka qenë si hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit

dhe ata donin ta vrisnin para se ai të bëhej president. Këtu kemi të bëjmë me një obsesion politik të vetë presidentit Trump. Izraelitët e kanë një problem tjetër jo të lidhur me pasurimin e uraniumit, por me financimin e vazhdueshëm të hezbollahëve dhe Hamasi që bënte Irani. Ngërçi ka ngelur te centrali Fordow, kjo bombë është 13,6 tonë, 6 copë janë në një ishull në oqeanin indian, kanë mbërritur shumë afër Lindjes së Mesme, pritet një avion që të bëjë bombardimi”, tha Karamuço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE