Një tatuazh për të mos harruar kurrë dy jetët e humbura në ujërat e lumit Arachthos është kthyer në pikë polemike në Greqi.
Ledian Goga, shqiptari që u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë që përfunduan në thellësi, vendosi të mbante në trup një kujtim të përhershëm të ngjarjes tragjike: një tatuazh me portretet e fëmijëve.
TATUAZHI I LEDIAN GOGA
Mirëpo tattoo artisti që realizoi këtë vepër, Fotis Karkasinas, deklaroi për mediat greke se është sulmuar publikisht nga një emision televiziv, duke u akuzuar se e bëri tatuazhin për përfitim personal dhe reklamë.
“Skena ishte shumë e rëndë emocionalisht. Kur bën tatuazhe të tilla, e ndjen gjithë barrën emocionale. Goga më tregoi çfarë donte, gjetëm së bashku foton që është shpërndarë kudo. Ishte një moment shumë i fortë”, tha artisti.
Por më pas, sipas tij, ndodhi ajo që nuk e priste:
“Dola në një tjetër emision, dhe një gazetar më sulmoi. Nuk kishte bërë asnjë kërkim përpara se të fliste. Nuk e pa çfarë ka ndodhur vërtet dhe nuk më respektoi. Tha se nuk i pëlqeu tatuazhi, dhe se sipas tij e bëmë për reklamë”.
Karkasinas mohoi çdo qëllim të tillë dhe theksoi se e vetmja arsye pse e realizoi tatuazhin ishte dëshira e sinqertë e Gogës për të mbajtur një kujtim të përjetshëm për dy fëmijët që nuk mundi dot t’i shpëtonte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE