LAJME / E Premte 20 Qershor 2025, 21:09

Greqi/ 4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një plazh të Selanikut në Greqi, por që fatmirësisht pati një fund të lumtur për fëmijën dhe familjarët e tij.

Mediat fqinje raportojnë se një djalë i moshës 4 vjeç, me origjinë nga Serbia, teksa ishte duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës, pësoi një krizë epileptike, duke rezultuar në mbushjen e mushkërive me ujë dhe ata kardiak.

Fatmirësisht, një mjek ndodhej aty pranë, i cili dhe ai ishte me origjinë nga Serbia dhe nisi të bëjë reanimacionin kardiopulmunar. Kjo bëri që i mituri të vinte në jetë, pak përpara se të vinte ambulanca. Më pas, fëmijës iu dha dhe oksigjeni i nevojshëm.

I mituri u dërgua në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou, teksa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE