LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 00:12

“Gjyqtarët që kaluan vetting-un, më të korruptuarit”, Karamuço: Marrin lekë ditën për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë besimi në drejtësi, duke deklaruar në një emision televiziv se “97-98% e shtetasve vuajnë ende simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi”.

Ai theksoi se, ndonëse SPAK po bën një punë të mirë, nuk mund të mjaftohemi me hetime nga platformat Sky ECC dhe Enco Chat, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë “marrin lekë ditën për diell”.

Karamuço paralajmëroi se kalimi i vetting-ut po keqinterpretohet si një formë imuniteti nga disa funksionarë të korruptuar, të cilët po “kalbin sistemin” dhe po rrënojnë çdo shpresë të qytetarëve te drejtësia.

“Sigurisht që nuk i mohohet puna e mirë SPAK-ut, por ashtu siç e përmendën edhe kolegët vetëm 2-3% e dhënies së drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë përgjigjen për shtetasin, gati 97-98% vuajnë këto simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Kemi nga ata që kanë kaluar ‘vetting-un’ dhe po korruptohen më shumë nga sa janë korruptuar më përpara, sepse mendojnë se kalimi i ‘vetting-ut’ është një imunitet që nuk më hyn më asnjë gjemb në këmbë edhe kjo duhet parë.

Sepse SPAK po shikon vetëm këto Sky ECC dhe Enco Chat, ku del ndonjë gjyqtarë, ndonjë prokuror. Por ke sot gjyqtarë dhe prokurorë që të marrin ‘ditën për diell’ lekë. Këtyre çfarë do u bësh?! Sepse këta po kalbin dhe po humbin besimin e qytetarëve”, tha Karamuço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE