LAJME / E Martë 17 Qershor 2025, 16:04

“Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën”, Alibej dhe “fiksimi” për të vrarë të fortin e Elbasanit: Trimi rrinte vetëm në Dubai

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka deklaruar para togave të zeza se kërkonte me ngulm që të ekzekutonte Talo Çelën.

Në rrëfimin e tij, Alibej i referohet Çelës si “trim” që qëndronte gjithmonë në Dubai me qëllim për të qenë i sigurt. Për këtë arsye gjetjen e tij e kishte të vështirë dhe bashkëpunëtor më të ngushtë si informator kishte Xhuljano Hoxhën.

“Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur më kërkonte para nga burgu. Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte.Më jepte shumë informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithçka në kohë reale. Për Talo Çelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat që rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet.”, tha Alibej.

Ndërkohë që gjatë kësaj seance nuk munguan as përplasjet mes Alibej dhe Hoxhës, i cili ka përsëritur disa herë që është i pafajshëm dhe se nuk kishte gisht në ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës.“Unë kam qenë në shtëpi. Je i sigurt që ke folur me mua o Tomaso Busheta…?”, tha Hoxhaj duke e krahasuar Alibejn me mafiozin e njohur italian dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë Tommaso Buscetta.

Kush është “dashuria e shekullit” e Erion Alibej? Xhuljano Hoxha i përmend ish-shokut emrin e një vajze, i penduari i drejtësisë rrëfen skenarin si donin të godisnin Talo Çelën  , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE