Këtë të premte, në selinë e PS-së, deputetët e rinj të zgjedhur janë thirrur për të marrë pjesë në leksionet e Akademisë Politike të PS-së, ku lektori i parë do të jetë Fatmir Xhafa.
Në momentet e hyrjes së tyre në seli, deputetja e re e qarkut të Fierit, Zegjine Caushi, u pyet nga gazetarët në lidhje me ndjesitë e saj për Akademinë Politike.
Ajo u shpreh se kjo, në vetvete, është një trajnim dhe jo një shkollë, ndërsa shtoi se të gjithë lektorët që do të japin leksionet politike për deputetët e rinj janë shumë të mirë, që nga Kryeministri Rama e deri te më i fundit.
“Nuk është shkollë, është thjesht një trajnim. Të gjithë lektorët janë shumë të mirë, që nga Kryeministri e deri tek i fundit. Nuk kemi një të preferuar. Shumë faleminderit, këtu do jemi, pa merak,” – tha deputetja më e re e PS-së për qarkun e Fierit, Zegjine Caushi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE