LAJME / E Enjte 10 Korrik 2025, 19:07

E RËNDË/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura: Dolën nga shtëpia dhe hipën në një makinë…

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin.

Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesa, kanë hipur në një veturë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.


“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre

dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”- thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE