Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga qelitë e paraburgimit. Gjyqtari Erion Bani vlerësoi se masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj kreut të bashkisë së kryeqytetit duhet të vijojë.
Kërkesa për ndryshim të masës së Veliajt u artikulua nga avokati i tij, Ermir Beta, në seancën e radhës të informacionit 2-mujor, seancë ku SPAK informon gjykatën mbi ecurinë e hetimit.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku, i cili qëndron në qeli prej shkurtit të këtij viti, kur u arrestua si i dyshuar për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.
Përmes avokatit, Veliaj shprehu gatishmëri për zbutje të masës edhe kundrejt garancisë pasurore, në një vlerë në çmim të gjykatës, por që nuk u mor parasysh nga gjyqtari Erion Bani.
Në të njëjtin vendim, Bani vendosi vijimin e masës “arrest në shtëpi” edhe për biznesmenin Elman Abule, i dyshuar për “pastrim të parave”, në këtë çështje.
Gjatë seancës përfaqësuesit e SPAK i thanë gjykatës se kryebashkiaku po hetohet edhe për përdorimin e një aparati telefonik të një punonjësi të policisë së burgjeve teksa transportohej në gjykatë, si edhe për një apartament në emër të një shoqërie tregtare, që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e bashkëshortëve Erion Veliaj, Ajola Xoxa.
Përmes avokatit, Veliaj ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje pasurore me apartamentin, që aktulisht është nën sekuestro. Në një proces të veçuar, Apeli i Posaçëm, la në fuqi të martën masën e sekuestros për këtë pronë, që ndodhet ngjitur me apartamentin ku banonte kryebashkiaku në Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE