LAJME / E Martë 17 Tetor 2023, 21:09

Banderolat në miqësoren me Bullgarinë: Kur je i mirë të duan të gjithë, Afrim Bunjaku heroi i kombit

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të zhvilluar miqësoren ndaj Bullgarisë. Në stadiumin Air Albania tifozët janë të shumtë.

Euforia ka mbërthyer Kombëtaren pas rezultateve të fundit në ndeshjen me Çekinë, që kanë afruar atë ndjeshëm me “EURO 2024”

Ndërkohë disa nga tifozët p mbështesin Kombëtaren Shqiptare me pankarta dhe banderola , duke përcjell disa mesazhe.

Në një prej banderolave shkruhet "Afrim Bunjaku heroi i kombit" ndërkohë që në një tjetër thuhet "Kur je i mirë të duan të gjithë".