I akuzuari Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Murseli është dërguar i prangosur këmbë e duar. Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se i akuzuari Naim Murseli, në Klinikën e Neorologjisë sot ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s dhe më pas ai është larguar nga kjo klinikë.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më katër qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt kishte ndodhur në nëntorin e vitit 2023, të akuzuar për këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE