LAJME / E Martë 17 Tetor 2023, 21:09

13-vjeçarja nga Gaza: Një ditë, shpresoj që bota ta di se çfarë po kalojmë

Lufta midis Palestinës dhe Izraelit deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima dhe histori pikëlluese të atyre që kanë mbijetuar. Teksa bombardimet shpërthyen në Gaza, Zaina dhe familja e saj nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të linin qytetin dhe të shkonin në jug.

Në një rrëfim emocionues për “The Mirror”, vajza e vogël tha se papritur duhet të largoheshin në ditën e parë të sulmeve ndaj Izraelit. Ata nuk e dinin se ku po shkonin dhe nëse do ishin të sigurt me pas. Ajo iu lut botës që të mos i neglizhojë palestinezët në Gaza, duke shtuar se shpreson që "një ditë bota të kuptojë se çfarë po kalojmë.

“Sot, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur pranë pikës kufitare të Gazës në Rafah, jo shumë larg nga ku Zaina dhe familja e saj u larguan. Kjo vjen pasi Izraeli vazhdon të jetë gati për pushtimin tokësor të Gazës, i cili mund të shohë intensifikimin e konfliktit dhe madje edhe më shumë njerëz të vdesin. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu se Gaza është në 24 orët e fundit të karburantit, energjisë elektrike dhe ujit’, shprehet vajza në rrëfimin e saj.