SHOWBIZ / E Hënë 16 Janar 2023, 15:03

“Të gjithë kundër 1”, VIP-at e njohur reagime të forta pas sjelljeve të banorëve drejt Luizit (FOTO)

Duket se agravimi i banorëve kundër Luiz Ejllit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka arritur limitet. Pas deklaratës së tmerrshme të bërë nga Amos Zaharia, një tjetër episod i shëmtuar po bën xhiron e rrjetit.

Bëhet fjalë për momentin kur të gjithë banorët janë të ulur në oborr dhe përballë tyre qëndron i vetëm Luizi. Për disa orë rrjesht ata kanë ofenduar, tallur dhe bullizuar Luizin, duke u pasuar nga njëri-tjetri. Madje të gjithë këtë situatë ata e kanë shoqëruar edhe me të qeshura, me në krye Ronaldo Sharkën dhe Efin. Teksa qëndron i ulur, Luizi zgjdh që të gjithë situatën ta kalojë thjesht me të qeshura.