SHOWBIZ / E Diel 11 Janar 2026, 19:07

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni.

Përmes një reagimi të fortë, ajo e ka cilësuar 21-vjeçaren si shembullin më të keq të ndërhyrjeve estetike.

“Kjo Benita është komplet anti-reklamë e ndërhyrjeve. Gjithçka në trupin e saj është e ekzagjeruar dhe komplet jashtë proporcionit,” shprehet Hyseni, duke shtuar se është e turpshme që një vajzë e re të duket “më shumë si kukull plastike sesa si qenie njerëzore”.

Por, shigjetat e saj nuk kanë rënë vetëm mbi Benitën. Hyseni ka sulmuar ashpër profesionistët që kanë realizuar këto ndërhyrje, duke i akuzuar se kanë shkelur etikën për përfitime financiare.

“Ju takon juve si profesionistë me caktu limite dhe jo me bë gjithçka që kërkon klienti. E di që kushton më shumë nëse vendosni më shumë mililitra, po kjo nuk e arsyeton,” shkruan ajo.

Për ta bërë situatën edhe më grafike, ajo ka përdorur një krahasim të fortë mjekësor: “Kjo është njësoj sikur me ardh një pacient me thënë: ‘Unë po du me heq zorrën qorre se është e jemja’, dhe ti me bë çka thotë pacienti. Turp për ju, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE