
Në shtëpi ka ardhur sfida e javës dhe është realizimi i spektaklit “Dancing With the Stars”. Banorët janë ndarë në çifte dhe po bëjnë prova për të fituar pasi fituesit do të kenë një avantazh.
Kjo sfidë hapi dhe biseda midis banorëve që po flisnin për spektaklin e vërtetë dhe kryesisht për anëtarët e jurisë(Kledi,Dalina dhe Mandi).
Dea u shpreh se i preferuari i saj ishte Kledi Kadiu për profesionalizmin e tij, por këtë mendim nuk e ndan aspak Olta që thotë:”Kush e la atë të fliste aty, fliste por me vështirësi. Futu Mondi, futu Dalina,e çmendën duke bërë si profesionist”.
Dhe kaq u desh që Dalina të reagonte me një Instastory ku shkruan:
“Po mi zemra nënvlerësojnë pasi luten tu gjej ndonjë rol, pasi kur e heqin para kohe nga DWTS te Vizioni vijnë e qajnë te mua e para.
Për profesionalizmin tim veç Dea e Olta s’duhet me fol kurrë (nejse se Dea s’foli).
Kushdo tjetër aty le te thotë ça të dojë. Po nejse se bëj shaka me Luizin.
Anabel nuk është faqe fansash, thjesht dallohet robi
(Unë) që në kulmin e urrejtjes mbroja Olten dhe Olta.
Shkoni në Bunkart të mësoni për njerezimin c’lloj speciesh mosmirënjohëse janë!”-përfundon Dalina.
“Po mi zemra nënvlerësojnë pasi luten tu gjej ndonjë rol, pasi kur e heqin para kohe nga DWTS te Vizioni, vijnë e qajnë te mua e para. Për profesionalizmin tim veç Dea e Olta s’duhet me fol kurrë (nejse se Dea s’foli). Kushdo tjetër aty le te thotë ça të dojë. Po nejse se bëj shaka me Luizin. Anabel nuk është faqe fansash, thjesht dallohet robi (unë) që në kulmin e urrejtjes mbroja Olten dhe Olta. Shkoni në Bunkart të mësoni për njerezimin c’lloj speciesh mosmirënjohëse janë!”
“Po si ma futi ajo mua kshu, unë e kam pas shoqe e kam mbrojtur Oltën. Po profesioniste s’jam unë motra. Ne këtë jetë dimë shumë gjëra, po jemi thjesht rob të mirë. Dhe themi disa gjëra nuk kanë lidhjeme disa gjëra të tjera dhe foksuohemi të gjerat e mira”, u shpreh Dalinan në një video tjetër.
