
Tani ka ndarë me banorët e Big Brother VIP historinë e tij tragjike. Ai ka treguar se ka mbetur jetim 10 vite më parë, pasi prindërit e tij humbën jetën në një aksident rrugor.
Tani ka shtuar se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Aktori ka rrëfyer se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.
Kjo ka qenë edhe periudha kur konkurrenti i “Big Brother” luftoi me depresionin.
