
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Zënka në Big Brother Vip Radio. Gjatë moderimit të bërë nga Luizi dhe Kiara, u ftuan Ermiona dhe Valbona. Këngëtarja e muzikës qytetare tiranase debatoi rreth miqve që duan të pranishëm me banoren tjeter Ermiona Lekbello.
“Po provokon pa inteligjencë” i tha Ermiona Valbona Memës, me këtë të fundit që reagoi duke e cilësuar të qëllimshme me qëllim për ta nxjerr keq”.
