
Dafina dhe Dj Geek i kanë ndarë rrugët e tyre si nga ana personale, edhe profesionale. Pas koncertit të fundit me artisten më 30 gusht, Geek njoftoi se do të vazhdojë aktivitetin e tij i pavarur. Dhe Dafina nga ana tjetër nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësuesin.
Anëtari më i ri i ekipit të Dafinës tani e tutje DJ do jetë Dandara.
"Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë", thuhet në njoftimin e ekipit MoneyZ.
