
Në një analizë mbi zhvillimet politike në Shqipëri, pedagogu i Universitetit CUNY në New York, Grid Rroji, ka deklaruar se pushteti i Kryeministrit Edi Rama ka rënë dhe se largimi i tij nga drejtimi i ekzekutivit është tashmë vetëm një çështje kohe. Sipas Rrojit në një intervistë për “Vip Magazine”, zhvillimet e fundit rreth gjyqësorit dhe incidentet publike tregojnë një humbje të kontrollit dhe të qetësisë nga ana e kreut të qeverisë.
Duke komentuar një video së fundmi ku Rama u përfshi në një përplasje me një pasagjer shqiptar në një linjë ajrore drejt Napolit — ku e ka kapur atë nga shpatulla e qafa për t’ia dorëzuar më pas autoriteteve italiane — Rroji e cilësoi këtë sjellje si dëshmi të humbjes së vetëpërmbajtjes.
Ai e quajti reagimin e kryeministrit ndaj një qytetari të thjeshtë si një “mënyrë qesharake” për një drejtues shteti dhe pretendoi se ai është sjellë si “rrugaç”. “Edi Rama sot e kupton që është peng.
Edi Rama sot e kupton që pushteti i tij nuk është më as në letër… pushteti i tij është vegim,” deklaroi Rroji, duke shtuar se kryeministri po e kupton vetë se pushteti po i rrëshket dhe situata po ndizet nën të. Sipas tij, si Rama ashtu edhe figura të tjera politike si Sali Berisha kanë pasur probleme të shëndetit mendor në momente të caktuara të jetës së tyre.
Skenari i marrëveshjes së heshtur dhe thellimi i dhunësPërveç rënies graduale të pushtetit, Rroji ngriti edhe një variant të dytë të zhvillimeve prapaskenë. Ai theksoi se nuk është e pamundur që brenda strukturave të “Parisë së Tiranës” të jetë gjetur një marrëveshje e heshtur për të nxitur tensionet dhe për të ndezur gjakrat në vend. Sipas pedagogut, ky përshkallëzim i dhunës mund të shërbejë si një mekanizëm nga ana e klasës politike për të garantuar mbajtjen e vetes në qendër të lojës politike në një kohë kur kontrolli po u ikën nga duart.
“Sjellja tregon humbje të qetësisë, e cila tregon që Paria e ndjen problemin dhe mbi të gjitha e ka humbur kontrollin e plotë që ka pasur dikur ndaj të gjitha instrumenteve,” u shpreh ai. Në analizën e tij, Rroji i dha një peshë të veçantë faktorit ndërkombëtar, me fokus te mbërritja e pritshme e përfaqësuesit të ri diplomatik të Uashingtonit në Tiranë. Ai nënvizoi se klasa politike shqiptare i druhet ardhjes së ambasadorit të ri amerikan, duke pritur që fjala e tij të jetë më e rëndë dhe me deklarata jashtëzakonisht të drejtpërdrejta.
“Jemi në prag të ardhjes së ambasadorit të ri amerikan dhe Paria ka pritshmërinë që fjala e tij do të jetë më e rëndë dhe ka pritshmërinë që nuk do të ketë më hapësirë kaq të madhe për të vepruar siç e ka sot kur nuk ka një ambasador,” tha Rroji. Për këtë arsye, sipas tij, politika vendase po përpiqet të përgatisë terrenin përpara se diplomati i ri të mbërrijë në Tiranë.“Pronari real” i shtetit dhe kapja e sistemit të drejtësisë
Rroji e lidhi këtë situatë me atë që e cilësoi si kapje të plotë të shtetit dhe gjyqësorit nga “Paria e Tiranës”. Ai përmendi vendimin e Gjykatës së Lartë për lënien në burg të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, duke pretenduar se në Shqipëri nuk ka gjyqtarë apo vendime të pavarura pasi të gjithë i janë shitur këtij sistemi. Sipas tij, Veliaj po paguan pasojat e po këtij sistemi ku bën pjesë, ndërsa vuri në dukje paradoksin se ai mbetet ende në detyrë dhe kryen shkarkime nga paraburgimi. Më tej, pedagogu pretendoi se vetë “Paria e Tiranës” e ka shitur sistemin te një “pronar” i ri, të cilin e emërtoi si sindikata ndërkombëtare e krimit.
Sipas Rrojit, ky pronar i ri kërkon haraç të përditshëm dhe kontrollon gjithçka me dorë të hekurt, duke krijuar një trysni të madhe mbi politikanët vendas të cilët tashmë funksionojnë si thjesht “qehallarë” të tij. Sipas Rrojit, zgjidhja kërkon që shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe të mos e pranojnë më këtë sistem të kapur formal, por të ndërtojnë institucione që i shërbejnë interesave kombëtare.
Në lidhje me aksionin e SPAK-ut që sekuestroi një vilë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në jug të vendit dhe kërkesat e opozitës për heqjen e imunitetit të saj, Rroji deklaroi se hezitimi i organit të akuzës vjen sepse segmente të SPAK-ut kontrollohen drejtpërdrejt nga kryeministri. Ai shpjegoi se sigurimi i provave për gjykatat vështirësohet sepse vetë gjyqësori është i korruptuar nga një proces vetting?u i kryer nën trysninë e Parisë së Tiranës. Rroji e cilësoi Ballukun si një personazh që po anatemohet e po fryhet në media si “Gogoli i Parisë së Tiranës”, duke pretenduar se ajo ka krijuar një klan kriminal në krye të të cilit qëndron vetë.Sidoqoftë, ai argumentoi se është gabim të mendosh se ajo përbën të keqen e vetme, pasi ajo është vetëm një produkt i mënyrës se si funksionon e gjithë Paria e Tiranës. Sipas tij, fjalët që qarkullojnë flasin se ajo ka 300 vila dhe sekuestrimi i njërës prej tyre nuk përbën shqetësim për të, ndërsa ka përfshirë në këtë klan edhe njerëz të familjes e rrethit të saj miqësor.
Reklamo biznesin tend
Në përmbyllje të komentit të tij, Rroji pohoi se të njëjtat probleme e poshtërsi si Balluku i kanë edhe 140 deputetët dhe të gjithë funksionarët publikë lokalë e qendrorë. Ai shtoi se zonja Balluku ka marrë pushtet të madh nga Edi Rama dhe tani e ka kapur atë në një farë mënyre peng, por nënvizoi se i gjithë sistemi funksionon mbi të njëjtat parime ku politikanët janë kthyer në thjesht “qehallarë” të interesave të caktuara.
