
Është duke u zhvilluar në seancën e sotme plenare një interplancë me minstren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Gjatë interpelancës, ndër të tjera ministrja nën pengesën e zhurmës nga ndërprerjet e demokratëve, tregoi se ka punuar pa pushim që nga momenti që ka marrë detyrën.
Teksa dha sigurinë se kushdo që punon me të do të ketë mbrojtjen e saj, ndërsa po ashtu ministrja bëri një premtim të guximshëm duke folur për onkologjikun.
Ajo u shpreh se me nisjen e Institutit të Onkologjisë, do të sjellë “PET Scanin” në janar të 2027-ës, ose në të kundër do të japë dorëheqjen. Kjo pajisje është një nga pajisjet dhe metodat më të avancuara të imazherisë mjekësore që përdoret për zbulimin dhe monitorimin e kancerit
“Në janar fillon Insituti i Onkologjisë të 2027 unë ose e sjell atë PET Scan ose jap dorëheqjen”, deeklaroi ajo
Klodiana Spahiu: Në 100 orët e mia të para unë ndoshta kam punuar pa pushuar asnjë sekond ai grup që ka punuar me mua ka punuar nga 16 orë, kush ka dëshirën të punojë me këtë ritëm do të jetë me mua dhe mos të ketë frikën që do të përgojohet nga ju. Do jem javë për javë në interpelancë, për të treguar që njerëzit e punës nuk mund të përgojohën, që shendetyësia është një aset kombëtar që ju e keni degjeneruar për interëesat tuaja personale, dhe njerëzit që ju i keni përgojuar do të jenë me mua edhe sikur unë të jem vetëm një javë nëkëtë dëtyrë.
Kur flasim për kancerin nuk mund të flasim vetëm për numrin që trajonmë duhet të flasim për sa pacientë diagnostikojmë më herët, apo sa kapacitet ndërtojmë, dua tu bëj me dije se duke filluar që nesëer, në shërbimin e Onkologjisë kanë marrë një udhëzim të detajuar se çfarë do të ndodhë me një pacient që diagnoistikohet për herë të parë, po më dëgjo ore më dëgjo se je onkolog.
Unë kam 32 vjet në sistem 16 vjet deputete dhe në komision e shndetësisë unë e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur, një gjë mbajeni mend nga ana ime çdo orë e punës sime do jetë në shërbim të qytetarëvë, të pacientëve , dhe zyra ime është e hapur nga ora 8 deri në 8 të darkëës dhe sa të jem unë këtu nuk do ju lejoj të dezinformoni.
Në janar fillon Insituti i Onkologjisë të 2027 unë ose e sjell atë PET Scan ose jap dorëheqjen.
