
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mazhorancës, ndërsa në Kuvend është kërkuar votimi i rezolutës për gjenocidin serb.
Noka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë llogari para shqiptarëve për arsyet dhe interesat që, sipas tij, e shtynë të kërkonte votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, ku kishte mbërritur me emergjencë me helikopter.
“Pse nuk është thënë se ka 10 vite. Për interesa të kujt shkoi Edi Rama me helikopter për votimin e Gjykatës Speciale? Urdhëroi të rreshtohen për të votuar Gjykatën Speciale. Ishte Sali Berisha që tha jo, se është antikombëtare dhe kundër interesave të Kosovës.
Sot është dita kur të gjithë shqiptarët duhet të kërkojnë përgjigje ndaj Edi Ramës dhe të japë llogari se për interesa të kujt ndodhi. Për interesa të Rusisë dhe Serbisë. Doli profecia e Berishës. Tani ai del dhe thotë ‘Marre’”,-tha Noka/ad
