LAJME / E Enjte 17 Shtator 2026, 14:02

“Do të vijë dita të na kuptoni”/ Rikthehet deklarata e Kurtit: VV nuk e njeh Gjykatën Speciale, nuk dorëzojmë luftëtarët e UÇK-së (VIDEO)

Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për dënimin me 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në video është rikthyer në vëmendje një fjalim i kryeministrit Albin Kurti, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosja ishte në opozitë. Kurti paralajmëronte se VV nuk e njeh Gjykatën Speciale ndaj edhe nuk do të dërgonte në Gjykatë luftëtarët e UÇK.

“Kur Vetëvendosja të jetë në qeverisje nesër, është subjekti në qeveri që nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e njohim atë gjykatë.

Edhe PDK ju dorëzon, ne jo. Veçse për krime zhvatje e plaçkitje pas luftës, ne nuk ju mbrojmë e as ju ndihmojmë, por sa për gjykatën speciale, nuk e njohim.

VIDEO

Edhe ju keni interes që ne të vijmë në pushtet për këtë gjë. E keni vështirë ta kuptoni dhe ta pranoni por do të vijë dita”, shprehej ai.