SHOWBIZ / E Diel 11 Janar 2026, 18:06

“Një baba i sheqertë, babaxhan…”/ Zhaklin debaton ashpër me Arjanin: Miri është “sugar daddy”…

Një debat i ashpër ka ndodhur në Fan Club mes dy opinionistëve Zhaklinës dhe Arjanit, gjatë një diskutimi për raportin e Mirit me Selin.

Zhaklin e ka quajtur Mirin “sugar daddy”, ku Arjani e ka kundërshtuar Zhaklinën duke i thënë se sugar është një “baba” që të mban me lekë. Gjithashtu, ai shtoi se raportin që Miri ka me Selin e shikon që konkurrenti e sheh Selin si vajzën e tij.

Zhaklin Lekatari: Miri është një “sugar daddy”.

Arjan Konomi: Babi sugar është “babai” që të mban me lekë.

Zhaklin Lekatari: Këtë marrëdhënie që e ka me Selin, e ka me Lornën, e ka me Lore, e ka me një grup vajzash.

Arjani Konomi: Unë e shikoj që e ka si vajzën e tij.

Zhaklin Lekatari: Po mundohesh të krijosh një çift pa qenë fare çift.

Arjani Konomi: Jam dakord me ju që nuk është zhigolo.

Zhaklin Lekatari: Nuk është zhigolo as ngacmues, por është një “sugar daddy”, një baba i sheqertë, por në kuptimin e parë të fjalës sugar. Baba i ëmbël, babaxhan që i qëndron vajzave afër dhe i ndihmon vajzat, që u jep strategji edhe u jep vajzave lojë.

Arjani Konomi: Jo, nuk është kjo “sugar daddy”, më vjen keq që nuk e di, “sugar daddy” është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE