SHOWBIZ / E Mërkurë 13 Shtator 2023, 01:01

Nënë e katër fëmijëve, Rudina Dembacaj: Më thërrasin 'mamaja e çmendur'

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rudina Dembacaj, e cila foli për stilin të saj të mëmësisë për Viktorian 6 vjeçare dhe 3 fëmijët e Markut,

Rudina e cilësoi veten si një mama “crazy”.

“Në fakt mua më thërrasin “crazy mama” se thellë-thellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’ dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo.