
Ueda dhe Arlindi, çifti që fitoi edicionin e parë të “Love Island Albania”, po bëhen prindër për herë të dytë. Disa javë pasi ndanë lajmin e shtatzënisë, ata kanë zbuluar tashmë edhe gjininë e fëmijës që presin.
Lajmin e kanë bërë publik përmes një videoje të postuar në Instagram, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre të parë, Amea.
Përmes momentit të organizuar për zbulimin e gjinisë, çifti tregoi se fëmija i dytë do të jetë vajzë.
Kështu, Amea së shpejti do të bëhet me një motër, ndërsa Ueda dhe Arlindi do të mirëpresin vajzën e tyre të dytë.
Dyshja u njoh gjatë pjesëmarrjes në edicionin e parë të “Love Island Albania”, ku historia e tyre mori vëmendjen e publikut dhe në fund ata u shpallën fitues. Marrëdhënia vazhdoi edhe jashtë formatit, ndërsa më pas çifti krijoi familjen e tij.
Tashmë, familja e Uedës dhe Arlindit është në pritje të anëtares së saj më të re, ndërsa lajmin e kanë ndarë me ndjekësit përmes pamjeve familjare në rrjetet sociale.
