SHOWBIZ / E Hënë 14 Shtator 2026, 22:10

Ç’ndodhi me 100 mijë eurot? Selin Bollati zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me çmimin e BBVA

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në reality show, ndërsa ka sqaruar edhe një prej pyetjeve që e kanë shoqëruar pas përfundimit të formatit: çfarë ndodhi me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh?

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin fillimisht dha një këshillë për personazhet që do të provojnë eksperiencën e “Big Brother” në të ardhmen. Sipas saj, është e rëndësishme që situatat brenda shtëpisë të mos përjetohen tepër personalisht.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës nuk mungoi as pyetja për 100 mijë eurot e çmimit të madh. E pyetur nëse i kishte marrë paratë pas fitores, Selin e konfirmoi këtë duke u përgjigjur fillimisht me humor.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, Selin po vijon me angazhimet e saj profesionale. Ajo ka konfirmuar së fundmi se së shpejti do ta shohim në një rol të ri televiziv, si pjesë e “Goca dhe Gra”.