LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 22:10

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane

Një denoncim është publikuar së fundmi nga një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në avionin me të cilin Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit.

Në pamjet e publikuara nga JOQ nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret nga shkallët së bashku me një të ri të cilit i ka hedhur dorën në qafë. Poshtë shkallëve ndodhen efektivë të policisë italiane.

Sapo zbresin, Rama ia dorëzon të riun policisë, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti dhe e fusin brenda.


Sipas qytetarit që dërgoi videon, i riu e ka sharë kryeministrin pikërisht teksa po zbrisnin nga avioni, duke i thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama”. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i riu është shoqëruar nga policia.

“Nuk e përtypi dot” sharjen dhe përfundoi duke ia dorëzuar vetë policisë italiane, është momenti që përcillet me jo pak ironi nga pamjet e videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)