LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 23:11

Ahmetaj hap thesin/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin

Një audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huajve, një ukrainas, një rusi dhe Tatianës, e cila ka shërbyer si përkthyese e bisedave është pubklikuar mbrëmjen e sotme.

Në audiopërgjimin e publikuar në “Çim Peka Live”, në Syri TV, Roni Yeffet diskuton për puset e gazit në Vlorë, dhe kërkon që ‘kjo marrëveshje të mbyllet shpejt’.

Që në fillim të audipërgjimit Yeffet i shpjegon bashkëbiseduese së tij, Tatianës që të mos nisin asnjë letër zyrtare ndaj Ministrisë së Energjetikës, sepse me këtë ministri do të merret vetë ai.

Audipërgjimi është pjesë e një dosje prej më shumë se 3 orësh e realizuar në Janar të vitit 2026, ku izraeliti i Edi Ramës, Roni Yeffet bisedon e diskuton se si të shesë pasuritë e Shqipërisë.

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo. Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.

Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.
Tatiana: Dakord.

Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.
Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.
Tatiana: Dakord, dakord.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfundojmë. Unë dua të përfundojmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes…

Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.
Tatiana: Dakord.