
Moderatori i njohur Ermal Peçi i bashkohet familjes së Radio Televizionit Shqiptar. Ka mjaftuar një promo që tashmë lajmi të konfirmohet dhe kureshtja e publikut të marri fund.
"Më prit në fundjavë", është programi më i ri që do të vij së shpejti në ekranin tonë nën moderimin e Ermal Peçit.
Ndryshe nga se ishit mësuar me të vitet e fundit, Ermali ka zgjedhur tël argohet nga pasditet e përditshme për tu fokusuar vetëm në dy takime me publikun, pikërisht të shtunën e të djelën.
Me një promo ngacmuese ai ka dhënë disa sinjale për ndjekësit duke lënë të nënkuptohet se edhe gjatë fundjavës s'do të mungojë energjia e tij e përhershme e as bisedat me personazhet publike dhe jo vetëm.
View this post on Instagram
