SHOWBIZ / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 22:10

Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “Big Brother” trondit rrjetin: Boll po më vjen keq...(REAGIMI)

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme nga partnerja, ish-banori i “Big Brother Vip Kosova” Klodian Mihaj ka thyer heshtjen, duke theksuar se së fundmi janë ngritur teori pa e ditur të vërtetën.

“Nuk kam folur se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetuar për disa ditë distance. Ama keni filluar me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit. Keni marrë gjana jashtë kontekstit, pa ditë gjithçka për lidhjen tonë, për si i mendojmë ne gjërat si çift, edhe keni krijuar teori edhe boll po më vjen keq, sidomos kur na njihni të dyve si njerëz. Ju dua ama disa gjana po kalojnë limitet, leave Eli out of these things” shkruan Klodi në reagimin e tij të bërë ditën e sotme.

Reagimi i Klodit vjen pak orë pasi në rrjet u ngritën aludimet se ai ka tradhtuar Elijonën, madje me një mashkull. Ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha ai që ka trazuar rrjetin me akuza të rënda ndaj Klodian Mihajt dhe marrëdhënies së tij me Elijonën. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rexha pretendon se Klodi e ka tradhtuar Elijonën dhe, sipas tij, personi me të cilin ka ndodhur tradhtia është një mashkull.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka reaguar dhe vetë Elijona në lidhje me pyetjet e ngritura për marrëdhënien e tyre, duke sqaruar se ka qenë e angazhuar me familjen dhe duke mohuar çdo përfshirje në çështjet që po qarkullojnë rreth Klodit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE