LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 23:11

Pamje nga momenti kur i arrestuari për fajde në Prizren, Beqir Selimi, i dilte krah “Kobrës” sa ishte i lirë

Beqir Selimi, i njohur me nofkën “Beqë Prizreni”, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas arrestimit të tij në aksionin e fundit policor kundër fajdes në Prizren.

Selimi është njëri nga tre personat e arrestuar në operacionin policor të zhvilluar në Prizren, së bashku me Fadil Selimin dhe Arsim Doganin. Të tre dyshohen për veprën penale “Fajdeja”.

Pas arrestimit të tij, në rrjetet sociale kanë nisur të rikthehen edhe pamje të mëhershme, përfshirë një video nga viti 2024, ku Selimi shihet në afërsi të Dibran Hoxhajt, i njohur me nofkën “Kobra”.

Sipas raportimeve të Gazetës Sinjali, Selimi në të kaluarën është përmendur si person i afërt me grupin e “Kobrës”, ndërsa raportohet se gjatë kohës kur Hoxhaj ishte i lirë, Selimi i kishte ofruar atij siguri.

Pamjet e vjetra kanë marrë sërish vëmendje pikërisht pas aksionit të fundit të Policisë.

Selimi ishte parë edhe në pamje të tjera të publikuara më herët nga mediat, ku raportohej se ishte përfshirë në një përleshje me Edison Hotin, në një incident ku ishte i pranishëm edhe Dibran Hoxhaj.

Emri i Beqir Selimit doli sërish në publik pas operacionit të 18 gushtit në Prizren, ku Policia zhvilloi bastisje në disa lokacione në kuadër të hetimeve për fajde.

Sipas raportimeve, operacioni ishte zhvilluar pas një hetimi që përfshinte edhe aplikimin e masave të fshehta hetimore. Gjatë aksionit janë sekuestruar para, automjete, akte noteriale dhe prova digjitale, ndërsa raportohet se janë gjetur edhe substanca të dyshuara narkotike.

Hetimet ndaj personave të arrestuar po vazhdojnë dhe pritet të sqarojnë aktivitetin për të cilin ata dyshohen.

Ndërkohë, pamjet e vitit 2024 ku Beqir Selimi shihet pranë “Kobrës” po qarkullojnë sërish, duke rikthyer në vëmendje lidhjet e raportuara më herët mes tyre.

Duhet theksuar se Selimi aktualisht është i dyshuar për veprën penale të fajdes dhe prezumohet i pafajshëm derisa fajësia eventuale të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE