LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 22:10

E fundit! Portugalia bën reagimin për ngjarjen e të riut në Ksamil, hedhin dyshimin që po cmend rrjetin

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Shqipëri nuk kishte si të lihej në hije as nga mediat e huaja. Teksa për ngjarjen e rëndë akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, dy shtetasit shqiptarë Sokrat Vata dhe David Heurtevent i njohur ndryshe dhe si David Gjana, qeveria portugeze ka bërë me dije se po monitoron vrasjen e qytetarit të tyre.

Në një prononcim të dhënë për median Renascença, Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as ndonjë hetim të mundshëm të kryer nga autoritetet në Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi zyrtari, i cili shtoi se aktualisht akoma nuk e kanë të qartë se çfarë e shkaktoi vrasjen e 20-vjeçarit portugez, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Ksamil.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë për të ndarë”, shton Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet.

Më tej, media portugeze vijon të shkruajë se referuar të dhënave të nxjerra nga mediat shqiptare 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut portugez. Ashtu siç kemi raportuar dhe ne, shtohet se i dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar me precedent penal në Mbretërinë e Bashkuar për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës, posedimin e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit.

Nga ana tjetër, mediat shqiptare kanë arritur të sigurojnë dhe foton e viktimës. Siç mund ta shikoni dhe më poshtë, ky është 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes.

Portugalia nuk e ka të qartë vrasjen e portugezit në
Viktima Luis Miguel Varela Mendes

Burime nga blutë bëjnë me dije se në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup portugezin Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç. Pasi goditi me thikë të riun, blutë bëjnë me dije se njëkohësisht shtetasi David Heurtevent, që është i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Për rrjedhojë bëhet me dije se dyshja Sokrat Vata dhe David Heurtevent/ Gjana, akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, sipas Vatës, konflikti ka nisur fillimisht mes turistëve portugezë, të cilët sipas tij ndodheshin nën efektin e alkoolit. Ai ka deklaruar se pasi ka vënë re përplasjen është afruar dhe u ka kërkuar të rinjve të qetësoheshin, pasi në ambientet e lokalit ndodheshin edhe persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë para hetuesve Vata është shprehur se situata nuk është qetësuar dhe debati ka vijuar duke u përshkallëzuar në konflikt fizik.

“U kërkova të mbanin qetësi, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në lokal. Ishte e pamundur të mbahej qetësia dhe konflikti përshkallëzoi”, ka deklaruar Vata para hetuesve.

29-vjeçari ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me thikën që u përdor në ngjarje. Sipas tij, armën e ftohtë e kishte viktima. Vata pretendon se gjatë konfliktit portugezi e ka nxjerrë thikën dhe se ai ka ndërhyrë për t’ia marrë nga dora. “Thikën e kishte portugezi. Ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar ai para togave të zeza.

Ngjarja merr përmasa më të mëdha pasi bëhet me dije se pak minuta para se 20-vjeçari të goditej për vdekje me thikë, shtetasit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, kamarierë në lokalin “Principote”, e kanë goditur me grushte 20-vjeçarin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mirëpo arratia e tyre nuk ka zgjatur për shumë orë, pasi blutë e jugut i kanë vendosur në pranga.

Sakaq mësohet se në lidhje me vrasjen e të riut portugez janë vënë në pranga shtetasit: Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy shtetasit turk Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina, Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy shtetasit David Heurtevent dhe Bekim Bulica pronari i “Principotes”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE