LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 23:11

Tragjedia në Smrekonicë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit me dedikim prekës

Një aksident tragjik ka marrë jetën e dy të rinjve, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë.

Dy të rinjtë humbën jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Pas tragjedisë, bashkëshortja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar publikisht me një dedikim emocional për njeriun e saj të zemrës.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam”

Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar Qëndrimin si një njeri të hareshëm, të buzëqeshur dhe me zemër të madhe.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo.

Fjalët e saj dëshmojnë dhimbjen e madhe pas humbjes së papritur të bashkëshortit.

“Do të mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës”

Në vazhdim të dedikimit, ajo ka shkruar se kujtimi për Qëndrimin do ta shoqërojë përgjithmonë.

“Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar bashkëshortja e tij.

Vdekja e Qëndrim Xhemajlit dhe Rinor Zejnullahut në moshë të re ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi, ndërsa familjet e tyre po përballen me humbjen e rëndë.

Aksidenti tragjik ndodhi në Smrekonicë, përgjatë rrugës Prishtinë–Mitrovicë, ndërsa rrethanat e plota që çuan deri te vetaksidenti pritet të sqarohen nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE