LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 21:09

A do ta sulmojë Irani Evropën Juglindore? Zbulohet skenari i frikshëm, që synon këto dy vende

Irani po shqyrton skenarë për ta çuar luftën në Evropë nëse Presidenti Donald Trump e përshkallëzon konfliktin. Financial Times raporton këtë,

duke cituar burime iraniane. Republika Islamike thuhet se po shqyrton goditjen e objektivave amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë.

Burimi i cituar nga Financial Times përmend Bullgarinë, e cila muajin e kaluar miratoi përdorimin e bazës ajrore

Besmer për furnizimin ajror me karburant të avionëve amerikanë. Qiproja, ku një bazë ajrore britanike u godit nga një dron në mars, mbetet ndër objektivat e hakmarrjes në rast të një ofensive të re amerikane, sipas burimit iranian.

Financial Times raporton se Teherani po shqyrton gjithashtu mundësinë e një sulmi ndaj kabllove nënujore me fibra optike në Ngushticën e Hormuzit, në rast se do të ketë një përshkallëzim të situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE