LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 20:08

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

Aktivisti shqiptar në Londër, Bledar Meti ka njoftuar se në shtator, diaspora pritet që të kthehet në shesh krah protestuesve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se kthimi i tyre do të jetë më masiv.

I pyetur për një datë, ai theksoi se 12 shtatori do të jetë data që do të shënojë kthimin e tyre të tretë.

“Data 12 shtator është lançuar data e kthimit të tretë. Po vlon dëshira e madhe për tu organizuar. Kjo na lë të kuptojmë që kthimi i tretë do të jetë kthimi i përmasave të tjera, me shpresë për të sjellë fundin e tranzicionit.

Shqiptarët do të zbarkojnë në shqipëri nga toka, ajri dhe deti.”, deklaroi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE