SHOWBIZ / E Martë 14 Mars 2023, 13:01

Do futet në Big Вrother раѕ Sabianit? Robert Aliaj flet рër marrëdhënien Kriѕti-Keisi

Robert Alija ka folur për herë të parë për situatën në Big Brother Vip, ku banor është edhe djali i tij, Kristi.

Roberti ka folur për marrëdhënien e Kristit me Keisin, si dhe për hyrjen e Sabianit në BBV. Ai përgëzoi Kristin dhe Keisin për mënyrën se si janë sjellë dhe tha se ata nuk e kanë mendjen te loja.

“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit,

Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj. Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë” tha ai për “Ftesë në 5”.

I pyetur nga Bieta Sulo, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.