SHOWBIZ / E Hënë 8 Qershor 2026, 16:04

"Dikush e ka, dikush se ka"/ I përmendën Brikenën, motra e Mateos bën reagimin e fortë

Zhvillimet e fundit rreth ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, po përfshijnë edhe familjarët e tyre në debatet e rrjeteve sociale.

Pas ndarjes së çiftit, e cila erdhi vetëm pak kohë pas përfundimit të formatit televiziv, vëmendja e ndjekësve është zhvendosur te lëvizjet e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një video të publikuar në profilin e saj, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge të njohur.

Ajo që ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve nuk ka qenë vetëm videoja, por pjesa specifike e tekstit që Kejsi ka përzgjedhur për të shoqëruar postimin e saj. Bëhet fjalë për projektin muzikor “Mesazh” nga Buta dhe Kida, ku ajo ka veçuar pikërisht vargjet: “Jeta është kështu, dikush e ka dikush s’e ka…”.

Ky detaj është interpretuar menjëherë nga përdoruesit e rrjetit si një mesazh i tërthortë ose një lloj qëndrimi lidhur me situatën e krijuar pas përfundimit të lidhjes mes vëllait të saj dhe modeles.

Menjëherë pas publikimit të videos, sektori i komenteve është përfshirë nga reagime të shumta, ku një pjesë e madhe vinte nga mbështetësit e Brikenës. Ndjekësit kanë lënë mesazhe të ndryshme, duke i përmendur ish-partneren e Mateos dhe duke analizuar në mënyrën e tyre kontekstin e postimit.

Duke parë numrin e madh të reagimeve dhe natyrën e tyre, Kejsi ka vendosur të marrë një masë të menjëhershme duke bllokuar plotësisht opsionin e komenteve në këtë video.

Ky veprim ka bërë që asnjë opinion të mos shfaqet më publikisht, megjithatë vendimi u mor pasi portali “Loki Magazine” kishte arritur të siguronte disa prej këtyre komenteve të para.

Kujtojmë se pas konfirmimit të ndarjes, e cila pasoi një heshtje fillestare nga të dyja palët, lëvizjet e para konkrete u vunë re pikërisht në Instagram.

Brikena mori vendimin të ndërpresë ndjekjen me Mateon, si dhe me vetë Kejsin, duke sinjalizuar një shkëputje të raporteve të tyre dhe duke u paraprirë reagimeve që po ndodhin aktualisht.

Pavarësisht këtyre distancimeve të prera me rrethin familjar të ish-partnerit, një vëzhgim më i detajuar në profilin e Brikenës tregon se ajo ka zgjedhur të mbajë një lidhje të fundit virtuale.

Modelja vazhdon të ndjekë në Instagram mbesën e vogël të Mateos. Vajza e vogël kishte qenë një e ftuar e veçantë dhe pjesëmarrëse në ceremoninë e dasmës së improvizuar që çifti zhvilloi brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke mbetur kështu i vetmi kontakt virtual që modelja po ruhet si kujtim nga ajo periudhë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE