LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 18:06

F*shnja dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet drejt Traumës me helikopter

Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dëmtuar dorën me një grirëse mishi.

Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, ku foshnja ka marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ajo është transportuar më pas me helikopter drejt kryeqytetit.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të Traumës, foshnja ndodhet në sallë, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.