
Rogert Sterkaj duket se e ka marrë seriozisht idenë e një përballjeje në ring me Joz Markun. Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar së fundmi një tjetër video në rrjetet sociale, duke treguar se sfida e tij nuk është thjesht një deklaratë e bërë për vëmendje në internet.
Në pamjet e publikuara, Sterkaj shfaqet i ulur për kafe me kreun e Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, duke lënë të kuptohet se kanë nisur të diskutohen konkretisht detajet për organizimin e një dueli mes tij dhe Joz Markut.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Rogert Sterkaj ka bërë të ditur se tashmë kontrata për këtë përballje është gati dhe se pret vetëm përgjigjen e Joz Markut.
“Gjërat po bëhen serioze… kontrata është gati. Joz Marku, tani radha është e jotja”, ka shkruar Sterkaj krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Ky reagim ka shtuar edhe më shumë interesin e ndjekësve të dy ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania”, të cilët tashmë presin të shohin nëse sfida do të konkretizohet dhe nëse Joz Marku do ta pranojë ftesën për t’u përballur në ring.
Për momentin nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me datën, vendin ku mund të zhvillohet ndeshja apo kushtet e mundshme të kontratës.
Gjithçka tashmë duket se varet nga përgjigjja e Joz Markut. Nëse ai pranon sfidën, publiku mund të shohë një përballje të pazakontë mes dy personazheve të njohur nga formati televiziv.
Rogert Sterkaj, nga ana e tij, po tregon se është i gatshëm ta çojë deri në fund propozimin për duel, ndërsa mbetet për t’u parë nëse edhe Joz Marku do të japë dritën jeshile për të hyrë në ring.
