
Administrata Doganore Shqiptare ka publikuar manualin e ri që përcakton rregulla të përditësuara për procedurën e vlerësimit të automjeteve të përdorura gjatë zhdoganimit.
Ndryshimet zbatohen vetëm për makinat e prodhuara brenda 10 viteve të fundit dhe aktivizohen në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e transaksionit apo metodat e tjera standarde të parashikuara në Kodin Doganor.
Sipas udhëzimit të ri, përveç të dhënave teknike si marka, viti i prodhimit, cilindrata dhe lloji i karburantit, në përcaktimin e vlerës doganore do të merret parasysh edhe kilometrazhi i përshkuar.
Gjithashtu, si metodë dytësore, dogana do të mund të i referohet çmimeve reale të publikuara në buletine dhe burime të specializuara online. Për automjetet mbi 10 vjeçare, procedura e vlerësimit mbetet e pareshpërndarë.
Ndryshimet kryesore në procedurën e zhdoganimit:
Përfshirja e kilometrazhit: Dy automjete me të njëjtat specifikime teknike do të mund të vlerësohen ndryshe në doganë në varësi të kilometrave që kanë përshkuar deri në momentin e importit.
Referimi te çmimet online: Nëse metodat e para të vlerësimit (renditja 1 deri në 5) nuk zbatohen dot, Administrata Doganore do të përdorë çmimet e buletineve të specializuara, adresat e të cilave janë përcaktuar në manual.
Fusha e zbatimit: Manuali zbatohet ekskluzivisht për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa për makinat me vjetërsi mbi 10 vjeçare nuk ka ndryshim në mënyrën e vlerësimit.
