
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, ka imituar disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.
Pas deklaratave të tij, ka reaguar menjëherë Dea Mishel, e cila i është përgjigjur ashpër kryeministrit.
Ajo ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.
“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin,” shprehet Dea në reagim.
Por debati ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, ku deputetja i ka shkruar në privat Deas, duke i nisur foto nga Big Brother kur ajo ka qenë pjesë e formatit.
Përveç fotove të nisur Çaushi dhe e ka ofenduar Dean, duke i shkruar: “Të bësh ironi ti shëmtirë, është fundi i botës”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
