SHOWBIZ / E Enjte 14 Gusht 2025, 16:04

BEBE REXHA OFENDOHET NGA SERBËT PASI KOMENTOI TEK PROPOZIMI PËR MARTESË I GEORGINËS

Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit e saj një nga momentet më të veçanta të jetës personale: propozimin për martesë nga futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo.


Në një postim emocionues në Instagram, ajo ka publikuar një foto ku tregon unazën madhështore me diamant, duke shkruar: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Mes urimeve të shumta nga figura të njohura botërore, ra në sy edhe reagimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila komentoi thjesht: “Wowwwwww”.

Ky koment mori mbi 17 mijë pëlqime, duke u renditur ndër më të pëlqyerit në postimin e Georgina-s.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram
Megjithatë, pavarësisht natyrës pozitive të reagimit, në seksionin e komenteve pati edhe replika ofenduese dhe raciste nga disa përdorues serbë, të drejtuara ndaj artistes shqiptare.

Bebe Rexha dhe Georgina Rodriguez njihen nga takimi i tyre në ceremoninë Joy Awards në Arabinë Saudite, ku kanë ndarë skenën dhe kanë pasur paraqitje të tjera së bashku.


Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë nga Bebe, tregon lidhjen miqësore mes tyre dhe mbështetjen publike në momente të rëndësishme personale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE