
I ftuar në “S’e luan topi” aktori i spektaklit “Portokalli” Irgen Çela, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij dhe veçanërisht fëmijërinë e tij.
Ai tregoi se fatkeqësia e babit të tij nga një aksident automobilistik e bëri të rritet më shpejt.
“Ka qenë një periudhë trazire në jetën time, kur prindërit bënë një aksident, kur isha në klasë të 6-të. Kjo periudhë zgjati 10 vite, dhe kjo fatkeqësi më bëri të rritem para kohe.
Kam një mllef ndaj mjekëve, sepse në operacionin që bëri, ata bënë gabime duke mos e sterilizu. Ishte periudhë kasapësh atë kohë. Babai është heroi im. Ka pas shumë vullnet gjatë gjithë jetës, bën humor edhe në momentet më të vështira”, tha aktori.
