SHËNDET / E Shtunë 6 Mars 2021, 00:12

Në cilën ngjyrë që ju dëshironi : Ja se si ju mund të çelni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale meqënëse dhe pranvera po

Na ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja e pranverës dhe normalisht flokët kanë nevojë për një ndryshim. Sigurisht duke qenë në stinën e luleve edhe flokët preferohen në ngjyrë më të hapur.

Por si t’ia bëjnë ato që i kanë të errëta t’i përshtaten stinës, sigurisht pa i dëmtuar ato?

Më poshtë ne po ju japim disa ide sesi ju të mund t’i çilni flokët pa i dëmtuar. Do ishte mirë t’i provoni këto alternativa, aq më tepër kur bëhet fjalë për produktet natyrale dhe kaq popullore.

Mjalti

Mjalti është përbërës i përkryer për ndriçimin e flokëve, për shkak se përmban sasi të vogël të peroksidit të hidrogjenit, mirëpo ka edhe veti zbutëse, që kundërveprojnë ndaj efektit tharës të çeljes së ngjyrës.

Mjalti, natyrisht, është shumë i vështirë për t’u hequr nga flokët, ndaj rekomandohet që para trajtimit të flokëve me mjaltë ta përzieni me ujë ose uthull. Pasi t’i keni trajtuar flokët mbështillini me një qese plastike dhe lërini përgjatë gjithë natës.


Kamomili

Ngjyra e artë e kamomilit si dhe përbërësit e tij ndihmojnë në ofrimin e nuancave të çelëta të flokëve.

 

Vlojeni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Ngopini flokët me çaj kamomili dhe ekspozojini flokët në rrezet e diellit derisa të thahen. Rrezet e diellit dhe kamomili do t’ju ndihmojnë të fitoni flokë me ngjyrë më të çeltë.

Limoni

Lëngu i limonit është i mbushur plot me acid citrik, ndaj edhe është njëri nga il. açet më të mira natyrale për ndriçimin e flokëve. Përzieni 60 mililitra ujë me 250 mililitra lëng limoni në një shishe me kapak dhe tundini mirë.


Limoni mund të ndikojë në tharjen e flokëve, prandaj, nëse edhe ashtu keni flokë të thatë, përzierjes mund t’i shtoni disa pika vaj flokësh. Trajtojini flokët me këtë përzierje me ndihmën e sprajit dhe vazhdimisht gjatë ditës freskojini flokët me të.

Kanella

Krijoni një maskë duke përzier kanellën me një sasi të vogël uji dhe me përzierjen e fituar trajtojini flokët, duke filluar nga rrënjët deri në majë. Mos harroni ta mbuloni çdo centimetër floku.

Maskën mund ta lini në flokë për sa gjatë të dëshironi, megjithatë rekomandohet që të lihet gjatë gjithë natës,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.