
Ministria e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Përmes një postimi, kjo ministri ka thënë se qëndron në mbështetje të luftës së UÇK-së, të cilën e ka cilësuar si të drejtë, transmeton Klankosova.tv.
“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”,
thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në detyrë.
