LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 23:11

"Manushi, Epsteini shqiptar. Vajzave u premton..."/ Gazetari zbulon të pathënat

Gazetari Elton Tozaj ka bërë disa deklarata të forta për Edi Manushin gjatë një bisede në “Radar”, duke iu referuar disa zërave që, sipas tij, qarkullojnë prej kohësh për moderatorin.

Tozaj e nisi deklaratën duke theksuar se bëhet fjalë për atë që ai e cilësoi si një “legjendë urbane”.

Ekziston një legjendë urbane ku thonë që Manushi është ‘Epsteini shqiptar’. Realisht qarkullojnë fjalë që të gjithë personazhet që fton, menjëherë pastaj ata i përdorin.

Domethënë, nga studio janë në restorant, ku nga aty krijohen lidhjet midis biznesmenëve të ndryshëm dhe prej andej përfundojnë në jug të vendit, në një prej lokaleve më të mira, ku edhe atje i kemi parë që të gjitha këto vajza marrin pjesë”, deklaroi Tozaj.

Ende nuk ka një reagim nga moderatori për këto deklarata të gazetarit Tozaj.