LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 20:08

I bënë “pritë” Ramës me protestë pas takimit në Vlorë, policia shoqëron 4 persona, mes tyre aktivisti Baki Goxhaj (Video)

Blutë e Vlorës kanë shoqëruar katër persona në komisariat këtë pasdite, një prej tyre raportohet të jetë aktivisti Bakli Goxhaj . Goxhaj dhe disa persona të tjerë ndodheshin në afërsi të Palaltit të Kulturës, ku Rama është duke zhvilluar takimin me anëtarët e PS-së dhe qytetarët e Vlorës.

Qytetarët kishin planifikuar të zhvillonin një protestë në lidhje me zhvillimet e fundit, duke nisur nga Zvërneci, Muzeu Hebre e deri te Reforma Territoriale, që është kundërshtuar nga një pjesë e tyre.

I arrestuar, Baki Goxhaj, dyshohet të jetë një prej organizatorëve të kësaj proteste, teksa ai dhe disa persona të tjerë po prisnin fundin e takimit për të protestuar.

Në videon e shpërndarë në rrjet dëgjohet bashkëshortja e tij e cila u drejtohet oficerëve të policisë “Mos guxo ta prekësh me dorë” “Përse po e merrni” “O kriminelë” .