
Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një konflikt fizik në ambientet e jashtme të një resorti, në zonën e Radhimës, Vlorë.
Në pamje shihen disa persona duke u konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin pranë zonës së pishinës dhe shezlongëve.
Në sfond dallohen ambientet e resortit, ndërsa disa pushues të tjerë ndjekin të habitur situatën.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në konflikt dhe nëse ka persona të dëmtuar.
JOQ Albania publikon pamjet, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u verifikuar
View this post on Instagram
