
Policia e Shkodres ka reaguar menjehere per ngjarjen qe tronditi qytetin verior, ku deklaroi se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, në Shkodër.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
