
Klodiana Spahiu ka hedhur firmën e parë në detyrën e ministres së Shëndetësisë, duke vendosur shkarkimin e administratorës së Organizatës së Shërbimeve të Integruara të Shëndetësisë (OSHIS).
Vendimi vjen vetëm 24 orë pas zhvillimit të tenderit për shërbimin e hemodializës, duke e bërë këtë një nga aktet e para të ministres së re në krye të dikasterit të Shëndetësisë.
Shkarkimi i administratores së OSHIS vjen në një moment të rëndësishëm për sistemin shëndetësor, ndërsa tenderi për hemodializën ka qenë në fokus të vëmendjes publike.
Spahiu, e cila mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur kështu detyrën me një vendim që prek drejtpërdrejt drejtimin e një prej strukturave të rëndësishme të shërbimeve shëndetësore.
