LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 18:06

“Zbythet” qeveria! Pas protestave masive, nuk e besoni çfarë po bëhet sot në Zvërnec

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë natës së mbrëmshme.

Siç raportohet edhe në pjesën e Zvërnecit, ku më herët ishin larguar rojet e vendosura në terren, ka nisur procesi i çmontimit të gardhit.

Në këto momente, po hiqen segmentet e fundit të gardhit përgjatë gjithë perimetrit që shtrihet nga zona e hidrovorit të Akernisë deri në Zvërnec. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u hoq edhe teli me gjemba që ishte vendosur mbi gardhin rrethues.

Pas protestës së organizuar në Zvërnec kundër projektit të investimit në zonën e mbrojtur bregdetare, situata ka marrë përmasa kombëtare. Gjatë protestës u regjistruan tensione mes qytetarëve dhe rojeve private të sigurisë, ku disa protestues u dhunuan dhe një qytetar u tërhoq me forcë nga personat e sigurisë.

Pas ngjarjeve në Zvërnec, protestat u zhvendosën në Tiranë dhe vazhdojnë prej disa ditësh radhazi. Mijëra qytetarë, aktivistë dhe ambientalistë janë mbledhur para institucioneve qeveritare duke kërkuar ndalimin e investimit në Zvërnec, mbrojtjen e zonave natyrore dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit argumentojnë se projekti cenon ekosistemin dhe karakterin natyror të zonës, ndërsa qeveria e konsideron atë një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Zvërnec kanë sjellë një tjetër moment të rëndësishëm. Gardhi rrethues i vendosur pranë kantierit është hequr, një veprim që është interpretuar nga shumë qytetarë si rezultat i presionit publik dhe protestave të vazhdueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE